Surprise Me!

4 viktima dhe 83 raste te reja me Covid |Lajme-News

2020-08-01 0 Dailymotion

4 pacientë të infektuar me koronavirus javë më parë nuk ja kanë dalë dhe kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit. Totali i viktimave të kësaj pandemie në vendin tonë tashmë ka arritur në 93.

?Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana?

83 të infektuar të rinj janë identifikuar me anë të analizave laboratorike në të gjithë vendin.

?38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë?.

Një pjesë e tyre kanë patur nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore dhe janë shtruar në shërbimin infektiv që shërben si i vetmi spital Covid në vend.

?Janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde?.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 persona duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon